Kosova mund t’i pres e qetë ndeshjet e marsit ku do të përballet me Burkina Fason dhe Zvicrën në miqësore, kjo pasi yjet e Kombëtares sonë përveç që kanë nisur të kenë shumë më shumë minutazh në ndeshje, disa edhe janë zhbllokuar dhe po shënojnë vazhdimisht.
Sigurisht më në formë duket të jetë Vedat Muriqi i cili në tre ndeshje në La Liga ka shënuar dy gola dhe një asist. Muriqi shënoi edhe këtë të diel kundër Betisit.
Në gol të bukur e ka shënuar edhe Milot Rashica për Norwchin në sfidën ndaj Liverpoolit, derisa spektakolar ka qenë edhe Bersant Celina për Ipswch Tow.
Lajm i mirë tjetër është rikthimi i Arbër Zenelit nga lëndimi. Ai ka gjashtë muaj që është jashtë fushë ndërsa këtë vikend ka luaaur 30 minuta për ekipin e dytë të Rimit duke dhënë sinjale se e ka lënë anash lëndimin.
Të pazëvendësueshëm në skuadrat e tyre tashmë janë edhe Amir Rahmani te Napoli dhe Elbasan Rashani te Clermont në Ligua 1.
Formë të jashtëzakonshme po tregon edhe Aro Muric në portë te Adana në Superligën e Turqisë. I vetmi futbollist i pafat këtë vikend ishte Edon Zhegrova i cili luajti 10 minuta te Lille por që u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Sido që të jetë nëse mbahet ky ritëm, atëherë Kosova që është në kërkim të trajnerit të ri, mund t’i pres e qetë kualifikimet në Ligën e Kombeve.