Shpërthen Tuchel: U detyruam të luajmë, kjo është e pakuptueshme

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel u detyrua të luajë pa asnjë sulmues të njohur dhe me vetëm gjashtë zëvendësues pasi Premier Liga refuzoi kërkesën e tyre për shtyrjen e ndeshjes me Wolverhamptonin.

Christian Pulisic e udhëhoqi sulmin e Chelseat, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Wolves dhe në fund rezultati i ndeshjes ishte i barabartë, 0-0.

Tuchel ishte më pak se i lumtur që ndeshja u zhvillua, në një fundjavë ku gjashtë nga 10 ndeshjet e Premier Ligës u shtynë për shkak të Covid-19.

“Është shumë e vështirë për ta kuptuar atë,” tha Tuchel pas ndeshjes.

“Kemi kërkuar për të mos luajtur por kërkesa jon është refuzuar. Ne jemi detyruar të jemi në autobus dhe të udhëtojmë së bashku për tre orë, kemi qenë në takime së bashku, në darkë dhe drekë”, vazhdoi trajneri gjerman.

“Ne përfundojmë me lojtarë që luajnë me lëndime dhe po rrezikojmë shumë. Jam i shqetësuar nga pikëpamja mjekësore, kemi pasur katër ditë me radhë teste pozitive. Si do të ndalet kjo situatë nëse jemi bashkë në autobus dhe bashkë në takime? Jemi të zhgënjyer, jemi pak të zemëruar”, tha në fund trajneri i Chelseat.

Skuadra e Chelsea pas këtij barazimi tani ka gjashtë pikë më pak se lideri Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *