Skuadra e Malishevës është mposhtur në udhëtim te Arbëria në Lipjan.
Goli i fitores për lipjanasit, u shënua krejt në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, në faqen zyrtare, skuadra e Malishevës ka reaguar ashpër duke quajtur referimin skandaloz të gjyqtarëve të këtij takimi.
“Përfundon takimi në Lipjan me golin e shënuar në minutën e 98-të, skandaloz ishin treshja e referve në krye me Fitim Sadriun, Flrim Jakupi e Bujar Sopi.
Ata i dhanë dy kartonë të kuq dhe katër të verdhë për skuadrën tonë me qëllimin e vetëm të fitores së Arbërisë. Kurse goli i rregullt i Liman Morinës u anulua përmes referave skandaloz”, shkruhet në njoftimin e fundit nga Malisheva.