Trajneri i FC Sevilla-s, Julen Lopetegui, ka shpërthyer në minutën e 31-të të ndeshjes përballë Real Madrid, derisa gjyqtarët e ndeshjes anuluan golin e sulmuesit Luuk De Jong pas rishikimit të VAR, pasi që vlerësuan se më parë Gudelj faulloi Militaon brenda zonës.
Ish-trajneri i Real Madrid, Lopetegui, protesoi ashpër te gjyqtarët, teksa pati disa fjalë ‘thumbuese’ ndaj ish-klubit të cilin e drejtoi edicionin e kaluar.
“Ky është një turp i vërtetë. Është një turp. Gjithmonë kështu kur luajmë kundër tyre”, është shprehur tekniku spanjoll.
Kamerat e ‘Movistar’ e kanë kapur këtë moment, megjithëse Lopetegui ishte i kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes duke i’u ikur kamerave.
Ndryshe ndeshjen e triumfoi Real Madrid me rezultat të ngushtë 2-1.