Manchester Unitedi është bërë klubi i dytë pas Tottenham Hotspur që goditet nga një numër i madh rastesh me koronavirus brenda klubit.
Një numër i lojtarëve dhe anëtarëve të stafit në Old Trafford kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19 të dielën në mëngjes, sipas Goal.com.
Atyre u është kërkuar t’i ndërpresin stërvitjet dhe të shkojnë nëpër shtëpinë e veta.
Druhet se mund të ketë një shpërthim të madh të Covid-19 brenda skuadrës, gjë që do të vërë në dyshim të madh zhvillimin e ndeshjes kundër Brentfordit në Premierligë të martën.
Goal raporton se i tërë grupit që kishte udhëtuar drejt Norwichit të shtunën kishte dalë negativë në rundin e fundit të testimit.
Megjithatë, një rund i ri i testimit të dielën në mëngjes disa lojtarë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë.
Tottenhami është prekur më së keqi nga Covid-19, pasi 13 lojtarë të tij dolën pozitivë të enjten dhe si pasojë ndeshja e tyre kundër Rennes në Evropa Conference League u shty.
Edhe ndeshja ndaj Brightonit në Premierligë, e paraparë për sot, u shty si pasojë.