Shpërthen keq te Lazio! Strakosha kundër Reina, hedh dorezat dhe braktis stërvitjen

Burimet e brendshme të “Cittaceleste” bëjnë me dije se Strakosha, përtej dëmtimit të vogël që pësoi në ndeshjen e parafundit, nuk u thirr për sfidën ndaj Parmës veçanërisht për një çështje të sjelljes. Ekskluziviteti i djeshëm i portalit pranë klubit kryeqytetas është më se i konfirmuar, me zhvillime të mëtejshme në orët në vijim. Po, sepse tani Lazio do të përpiqet ta shesë portierin shqiptar në janar. Prandaj, Caicedo përfundon jashtë merkatos, ndërsa “gardiani” ynë kuqezi në shitje.

Në dritën e marrëdhënies së shkëlqyeshme me Tare, ai është ankuar për aktivizimin e Reina për javë të tëra. Ai, gjithashtu ka kaluar në kërcënime të fshehta. Në qershor bëri thirrje për një zgjatje të kontratës, por tani është ai që nuk dëshiron të rinovojë. Dhe ka kaluar në sjellje e qëndrime, që nuk mund të justifikohen nga klubi bardhekaltër. Strakosha madje u gjobit për atë që ndodhi në seancën e fundit të së shtunës. Porsa mësoi se nuk do të luante, Thomas hodhi dorezat e tij në tokë dhe e la trajnimin, iku direkt në shtëpinë e tij.

Natyrisht, e braktisi kompleksin stërvitor duke murmuritur dhe pretenduar për një shqetësim muskulor. Klubi ka bërë çmos për ta mbajtur sekret këtë shpërthim të shqiptarit, që kjo çështje e re të mos shpërthejë publikisht. Në çdo rast, menaxhmenti tashmë po punon për ta shitur atë. Ndoshta ky është shansi i fundit për të fituar diçka të konsiderueshme financiarisht, sepse Strakosha ka një kontratë që skadon më 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *