Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka reaguar ashpër pas humbjes së Kosovës nga Shqipëria me rezultat 2-1.
Tekniku prishtinas përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka shfaqur nervozizmin me disa nga lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Munishi i’u ka thënë futbollistëve ‘Dardan’ se duhen me ditë se ka luajtë dikush para tyre.
Tutje ai ka deklaruar se sa janë të bashkuar lojtarët e Kosovës tregojnë 10 ndeshjet e fundit.
Për fund trajneri i Ballkanit i’u është drejtuar futbollistëve se duhet ti shtrëngojnë b*let dhe ta mposhtin dikë.
Më poshtë keni postimin plotë të Ismet Munishit.
“Krejt qka keni me thanë , na tregoni ne fushë. Na keni lodhe ne statuse dhe me folklor patriotik. Duhni me dit qe ka lujtë dikush para juve ! Futbolli luhet me zemer dhe me tru , kembet jon thjesht per transport . Sa jeni te bashkuar apo jo tregojnë 10 lojtë e fundit. Keni gjet but dhe po boni hajgare . Lexoni histori pak para lojes leni frizurat dhe instagramat e rrjetet tjera sociale. Shtrengoni bolet mune dikon.Unë biri yt Kosovë”, ka shrkuar Munishi.