Futbolli kosovar si kurrë më parë sivjet është tejet interesant dhe joshës, kjo edhe për shkak të investimeve të mëdha që janë bërë.
Ajo që e bënë më të veçantë këtë edicion janë edhe trajnerët e huajë, e me theks të veçantë ata nga Shqipëria.
Mirëpo, mungesa e rezultateve kohëve të fundit ka bërë që sulmi ndaj tyre të jetë bukur i madh, duke i etiketuar si “trajnerët nga Shqipëria”.
Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ismet Munishi, duke thënë se secili trajner ka emër e mbiemër dhe nëse ka kritika duhet sulmuar më emër e jo të etiketohen kështu si “trajnerët nga Shqipëria” pasi po bëhet një lloj përçarje.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Ismet Munishit:
Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit .
Mund të jet nga India, Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia etj.
Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj.
Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri.
Per Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve .
Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka.
Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria .
Stop termit trener nga Shqipëria
,, treneri ka emer,,