Në pjesën e parë luajtën futboll. U duk se futboll do të luajnë edhe pas golin të epërsisë në minutën 62.
Por, pas këtij goli, Prishtina e Armend Dallkut që krenohej me lojën korrekte lëshoi bajrakun.
Lojtarët kryeqytetas krijuan autostradë për mitrovicasit, të cilëve golin ua mohonte çdo 2-3 minuta Visar Bekaj.
Portieri hero deri në ato momente, e luajti rolin e të lënduarit për të mos u bërë komedian. U largua nga fusha. 89shi me këtë rast kreu obligimin, shënoi golat e lehtë që priteshin për çdo çast.
Kështu pas kësaj shfaqje, ish-lideri i Plisave, Albert Kastrati ka shkruar se nuk do ta sheh më Prishtinën përdersa në klub qëndron kjo kryesi.
Më poshtë, postimi i Kastratit:
https://m.facebook.com/albert.kastrati/posts/10157745870706748