Përveç këngës së “mjellmës” boshnjake, ishte një melodi korale dhe harmonike, e denjë për veprat më komplekse. Heroi i Romës çalon, zemërohet, bie, do të largohet nga skena, por më pas reziston, lufton dhe më në fund merr kënaqësinë e barazimit ndaj kampionëve të Italisë. Dzeko kishte një mijë tifozë verdhekuq në tribuna (ata të lejuar nga autoritetet) dhe disa milionë nëpër shtëpia.
Të gjithë e vlerësuan shpirtin e luftëtarit, me të cilin ai u përball me Juventusin, skuadrën ku duhej të kishte luajtur nëse do të ishin zhbllokuar negociatat midis Romës dhe Napolit për Milik. Sidoqoftë, nuk ishte një mbrëmje perfekte për një qendërsulmues të kalibrit të tij. Boshnjaku humbi dy gola, vetëm disa metra larg Szczesny. Dy pikë të humbura për Romën, që u barazua dy herë nga Ronaldo.
Kur folësi i stadiumit lexoi formacionet dhe e njoftoi atë si kapiten, tifozët e Romës e pritën me një duartrokitje të gjatë. Vështrimet tek ai mbetën të ndezura nga fillimi deri në fund; shprehjet e fytyrës, gjestet, dialogët, udhëzimet ndaj shokëve të skuadrës (eja Spina, më saktë!). Madje, boshnjaku shpërtheu edhe ndaj gjyqtarit Di Bello në një moment, duke e akuzuar për “romanizëm të pastër” pro juventin (“gjithmonë kështu me ta, oh”; tha ai pas një goditjeje dënimi të padhënë). Lajmi i mirë për Fonseca është ky: Dzeko ka mirëkuptim të shkëlqyeshëm me Pedro në fushë. Treshja mbi të 30-tat, të cilës i shtohet Mkhitaran, funksionon si duhet.