Partizani humbi ndaj Tiranës me rezultatin 5-1 në një derbi që do të mbahet mend gjatë nga të dy palët, ndërsa mesfushori i të kuqve, Aristotelos Romero ka reaguar ashpër. Ai është i dënuar nga klubi dhe po stërvitet me ekipin e dytë.
Lojtari i kuq ka reaguar ashpër në Instagramin e tij duke shkruajtur: “Ligji i jetës, kush bën keq do të gjej keq. Po tani, faji i kujt është bir k*rve?! Zoti është përfekt”.
Një shkrim që acaron shumë situatën në klubin e kuq dhe tregon dhe njëherë gjendje e keqe që ka Partizani momentalisht. Drejtuesit duket se do të merren dhe me një çështje tjetër, pasi Aristotelos sulmoi Sormanin.