Humbja e tretë radhazi i ka përkeqësuar gjërat te ish-kampionët e vendit që tashmë luajnë për të siguruar statusin e skuadrës elitare.
Disfata e fundit ndaj Ferizajt në udhëtim (4-0) është e papranueshme për drejtuesit e klubit të Trepçës ’89, të cilët kanë paralajmëruar edhe masa ndëshkuese për futbollistët.
“Siç po shihet lojtarët tanë janë duke luajtur pa ndonjë përgjegjësi dhe sipas tekeve të tyre. Por, kryesia edhe shtabi teknik pritet të ndërrmarrin masa ndëshkuese rigoroze”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas, menjëherë pas disfatës në Ferizaj.
Publikimi i ‘minatorëve’ ka ngjallur jo pak interesim te tifozët e këtij klubi për ti komentuar rezultatet e fundit.
Njëra ndër ndeshjet më të dobëta të ish-Kampionëve. Siq po shihet lojtarët tanë janë duke luajtur pa ndonjë përgjegjësi…
Posted by KF Trepça '89 FC on Saturday, March 7, 2020
“Minatorët” kanë vetëm 26 pikë, një pak se skuadrat që ndodhen në zonën që dërgon drejt Ligës së Parë.