Skuadra e njohur franceze, Nice ka njoftuar pezullimin e yllit të saj, Youcef Atal.
Sulmuesi i krahut është pezulluar me akuzat se po përkrahë terrorizmin.
Lojtari algjerian po hetohet nga Prokuroria e qytetit për mbrojtjen e terrorizmit , pasi fjalimet e supozuara antisemite iu bënë jehonë në rrjetet e tij sociale.
Lojtari i Nice kishte publikuar një video në profilet e tij në rrjete sociale ku luste Zotin që të dërgonte “një ditë të zezë për hebrenjtë.