Shpenzimet në merkato, Premier League sa katër ligat e tjera kryesore të marra së bashku

Premier League është sërish liga me më shumë para të investuara në sesion merkatoje, me një total prej 2.78 miliardë eurosh.

Në këtë merkato verore, 20 klubet angleze shpenzuan thuajse sa pjesa tjetër e kampionateve kryesore evropiane të marra së bashku (Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Serie A).

Në këto katër liga ndërhyri Arabia Saudite, e cila me ndihmën e Fondit të Investimeve Publike (PIF), u rrit 19 herë krahasuar me 2022/2023.

Tashmë sauditët kanë katërfishuar shpenzimet në dritaren aktuale, e cila ende nuk është mbyllur në vend, në krahasim me rekord i vendosur në 2018/2019.

Kujtojmë që transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr ishte pikënisja për transformimin e futbollit saudit. Që atëherë, emra të tillë si Neymar, Mané, Malcom, Rúben Neves, Otávio dhe Milinkovic-Savic janë transferuar në ligën arabe.

Ndryshime pati edhe në tregun e trajnerëve: Luís Castro dhe Jorge Jesus morën respektivisht drejtimin e Al Nassr dhe Al Hilal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *