Shpejtësia e El Clasico: Vinicius mposht Dembele, Real Madrid më mirë se Barcelona

Me shumë mundësi El Clasico që zhvillohet të shtunën e në mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të luhet në një tempo shumë të lartë, dhe secili ekip ka lojtarë në sulm me ritëm për të bërë probleme serioze te kundërshtarët.

Te Real MadridI, Vinicius Junior po hyn në këtë ndeshje në një formë të shkëlqyer pas ndeshjes së tij kundër Liverpoolit të martën. Vetëm një natë më parë, Ousmane Dembele shpëtoi Barcelonën me një gol që doli të jetë fitues ndaj Real Valladolid.

Të dy janë rritur në sezonin 2020/21 dhe po vijnë në El Clasico në formën e tyre më të mirë. Sipas Skillcorner, të dy janë lojtarët më të shpejtë në ekipet e tyre përkatëse.

Të dhënat e përdorura në këtë artikull janë marrë duke llogaritur mesataren e shpejtësive të tyre më të larta të regjistruara gjatë 10 ndeshjeve të fundit.

Vinicius mund të arrijë të prek deri në 30.6 kilometra në orë mesatarisht, i ndjekur nga Eder Militao 30.4 km/orë.

Për Barcelonën, Dembele është më i shpejti me një shpejtësi prej 30.2 km/orë, duke pasur numra të ngjashëm si me Sergino Dest ashtu edhe Ferland Mendy të Real Madridit.

Real Madrid ka sulmin më të shpejtë

Treshja sulmuese e Zinedine Zidane ka më shumë ritëm sesa ajo e Ronald Koeman. Vinicius dhe Dembele janë dy lojtarët më të shpejtë, por pas tyre vijnë sulmuesit e Real Madridit përpara atyre të Barcelonës.

Mesatarja e Marco Asensio është 29.7 km/h, pastaj e Karim Benzema është 29 km/h. Barcelona ka Antoine Griezmann që arrin 28 km/h dhe Lionel Messi prek shpejtësinë prej 27,4 km/h.

Në mesfushë, bie në sy që Luka Modric është një nga më të shpejtit. Ai mesatarisht kap një shpejtësi prej 27.8 km/h, duke kaluar Pedrin. Frenkie de Jong është më i shpejt me 28.1 km/h.

Në përgjithësi, Real Madrid është më i shpejtë se Barcelona. Lojtarët e Los Blancos mesatarisht kanë shpejtësi pre 28.91 km/h, për dallim nga katalanasit që vijnë me 28.64 km/h. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *