Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hidhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Tërheqja e këtij shorti rezultoi me dy përballje shumë interesante.
Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës, kurse Llapi dhe Drenica do të përballen në ndeshjen tjetër.
Në edicionin e kaluar, këtë trofe e fitoi skuadra e Ballkanit.