Në shortin e hedhur në Nyon për 1/8-at e Europa League, Roma është vënë përballë Sevilla-s.
Skuadra e Fonseca-s do ta luajë ndeshjen e parë në Sanchez Pizjuan më 12 mars, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në Olimpico më 19. Një sfidë në të kaluarën për Monchi-n dhe për verdhekuqtë.
Julien Lopetegui, ish-trajneri i kombëtares spanjolle, ka zbuluar për emisionin Vamos se ka patur një parandjenjë për shortin:
“I kisha thënë Monchi-t se do të përballeshim me ish-skuadrën e tij. Nuk më intereson të luajmë para ose më pas në shtëpi, gjithçka është vendosur. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të luajmë sa më mirë të jetë e mundur”.
DZEKO – “Do të përballemi me një klub të madh, por mes shpresën dhe dëshirën për t’u kualifikuar. E njohim shumë mirë Roma-n, ka shumë lojtarë të fortë si Dzeko, por që nuk është rreziku i vetëm”.