Shorti i Conference League: Drita mëson kundërshtarin e radhës

FC Drita ka mësuar kundërshtarin në fazën Play-Off të UEFA Conference League, ku shorti i hedhur sot e ka vënë përballë skuadrës sllovene NK Celje. Një tjetër provë e rëndësishme në arenën evropiane për kampionët e Kosovës, të cilët po vazhdojnë rrugëtimin me ambicie dhe besim.

Përballja me Celjen shihet si një sfidë që kërkon maksimumin nga verdhekaltrit, si në aspektin taktik ashtu edhe në atë fizik, me synimin për të përfaqësuar denjësisht futbollin kosovar dhe për të bërë hapin e radhës drejt fazës së grupeve.

Datat dhe oraret zyrtare të dy ndeshjeve të Play-Off-it pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *