Short i lehtë për Gjilanin dhe Prishtinën, këta janë kundërshatarët

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin preliminar të kualifikimeve.

Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.

Klubi kryeqytetas, që siguroi daljen në Evropës pas triumfit në Kupën e Kosovës, do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Ndërsa, nënkampioni i Kosovës, Gjilani, do të ketë punë me SP Tre Penne nga San Marino.

Si Prishtina, ashtu edhe Gjilani, takimet do t’i luajnë si mysafirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *