Shokohet Man Utd, nuk arrin të marrë tri pikë kundër Southamptonit

Manchester United nuk ka arritur që të dalë me fitore në ndeshjen e sotme të luajtur kundër Southamptonit, duke barazuar kështu me rezultat 2-2.

Skuadra e Solskjaer arriti që në këtë ndeshje ta përmbysë rezultatin mirëpo jo edhe të dalë me fitore.

Ishte Armstrong ai që shënoi i pari për skuadrën e Southamptonit.

Kurse Rashford barazoi rezultatin dhe Martial shënoi golin e epërsisë.

Por Southampton ‘heshti’ skuadrën e United pasi që Obafemi arriti që në çastet e fundit të barazojë rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *