Cristiano Ronaldo e shprehur dëshirën për t’u larguar këtë verë nga Manchester United.
Dhe, këtë dëshirë të tij duket se e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës.
Për këtë siguron mediumi “ESPN”.
Ylli portugez po shpreson ta gjejë një klub që luan në Ligën e Kampionëve pasi një mundësi të tillë nuk ia ofron këtë edicion klubi i tij aktual.
Dhe, dëshira e tij për t’u larguar dhe rebelimi i tij iu ka ardhur në majë të hundës bashkëlojtarëve, të cilët ia kanë kthyer atij shpinën dhe mezi po e presin largimin e 37 vjeçarit.
Ronaldo i ka edhe dy ditë kohë për ta gjetur klubin e ri, ndërsa së fundmi spekulohet për një transferim të tij të mundshëm në Chelsea ose në Napoli.
Man Utd ia ka hapur dyert e largimit edhe pse ka kontratë edhe një vit në “Old Trafford”.