Shkupi eliminohet nga Liga e Kampionëve, pëson në ndeshjen e kthimit nga Dinamo Zagreb

Shkupi nuk ka arritur kualifikimin në rrethin tjetër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Shkupi barazoi në ndeshjen e parë 2:2 në Zagreb, por u mposht 0:1 në Maqedoni të Veriut.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mposhtur në ndeshjen e kthimit 0:1 nga Dinamo Zagreb në Shkup.

Ishte futbollisti shqiptar, Arijan Ademi ai që realizoi golin vendimtar për ekipin kroat, duke i siguruar atyre kualifikimin tutje.

Ademi me ndihmën e Menalos realizoi nga afërsia në minutën e 47-të të përballjes.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut kishte mundësi të mira, sidomos në pjesën e parë duke rrezikuar seriozisht portën e kroatëve, por pa arritur cakun.

Kësisoj, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës, në rrethin e tretë kualifikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *