Barcelona ka njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19 të enjten, duke e çuar në 10 numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë.
Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit, Jordi Albas, Gavit, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19, raporton Gazeta Express.
Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të enjte për koronavirus, Dest, Coutinho dhe Abde dolën pozitivë.
Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar.
Por ata nuk janë lojtarët e vetëm në të cilët Xavi nuk do të mundë të llogarisë në këtë kohë.
Sergio Busquets mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithwaite dhe Sergi Roberto mungojnë shkaku i lëndimeve.
Kjo nënkupton se ndeshja e Barcelonës në fundjavë kundër Mallorcas në udhëtim mund të shtyhet.