Shkodran Mustafi në bisedime me dy klube turke

Shkodran Mustafi është larguar nga Schalke 04 pas gjashtë muajve të kaluar aty.

Skuadra e madhe gjermane ra nga Bundesliga dhe Mustafi nuk vazhdoi kontratën duke u larguar si futbollist i lirë.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Superligën e Turqisë, ku tanimë është në bisedime me dy skuadra të mëdha turke.

Mediat në Turqi kanë raprotuar se Fenerbahce dhe Goztepe janë dy skuadrat që kanë nisur kontaktet me agjentët e lojtarit.

Vet mbrojtësi shqiptar i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij të diskutojnë për kushtet financiare me skuadrat turke, pasi dëshiron ta vazhdoj karrierën në Turqi.

Fenerbahce është ekipi favorit për të nënshkruar me lojtarin për faktin se luan në garat evropiane, por edhe Goztepe po synon ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për vitin tjetër.

Gjithsesi mbrojtësi kampion bote me Gjermaninë ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi, por tani mbetet të shihet se cila nga skuadrat do t’i ofrojë kushte më të mira financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *