Ermir Lenjani ka fituar së fundmi titullin kampion në ligën e parë zviceriane me ekipin e Grasshoper.
Anësori i kombëtares është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe këtë sezon ka luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve.
Ndaj jo më kot, ai dhe katër lojtarë të tjerë të Grasshoper kanë përfunduar në formacionin e vitit si një shpërblim për punën e madhe gjatë sezonit.
Tashmë, në vitin s ardhshsm, sfida e Lenjanit do të jetë edhe më e madhe duke qenë se do të luajë në elitë, aty ku niveli është më i lartë.
Gjithsesi, 31-vjeçari e ka provuar më parë elitën zviceriane kur ka qenë pjesë e radhëve të St. Galen dhe Sionit.