Shkëlqeu me paraqitjen ndaj Fushë Kosovës, Drilon Hazrollaj e fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Drilon Hazrollaj e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.

Ky çmim për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës i ka takuar sulmuesit anësor të KF Malisheva, Drilon Hazrollaj, njofton FFK.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit anësor të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës ai pati një paraqitje briliante, duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar në një tjetër gol.

Hat-Tricku i Hazrollajt është i pari në këtë kampionat, ndërsa me këtë fitore FC Malisheva arkëtojë 3 pikë të reja duke qenë, pas dy xhirove, lidere në Albi Mall Superligë edicioni 2023/24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *