Shkëlqeu mbrëmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ja kur e zhvillon ndeshjen kthyese Ballkani ndaj Ludogorets

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.

Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Meriton Korenica gjeti golin e parë në këtë ballafaqim, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Golin e dytë dhe të qetësisë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Qendrim Zyba, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë – pas asistimit të Lorenc Trashit në minutën e 56’të.

Ky është një avantazh i madh i skuadrës kosovare pak para ndeshjes së kthimit, me takimin e dytë që zhvillohet me të mërkurën e ardhshme me 19 korrik, në ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *