“Parisienët” triumfuan me rezultat komod 2 – 0.
Ishte Kylian Mbappe që ishte realizues i të dy golave, për t’i siguruar vendasve fitoren e radhës.
Fillimisht, Leo Messi u faullua në sulm dhe penalltinë ia dhuroi francezit, që nuk gaboi (12′).
Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, argjentinasi mori një top në mesfushë dhe nisi kundëraksionin, duke asistuar për Mbappe, që e dërgoi topin në rrjetë (45′).
Në pjesën e dytë, asnjëra skuadër nuk i konkretizoi golat, pavarësisht disa rasteve të mira.
Me këtë fitore, PSG vazhdon të ‘blindojë’ titullin me 45 pikë, derisa Monaco renditët e teta me 26 sosh.