Berat Gjimshiti është rikthyer te goli me skuadrën e Atalanta-s dhe këtë e ka bërë në Europa Ligë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit arriti të gjejë golin e barazimit në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj grekëve të Olimpiakos në minutën e 61.
Por vetëm 3 minuta më pas, mbrojtësi shtatëlartë arriti të shënojë edhe golin e përmbysjes për skuadrën e Atalantas.