Mirlind Daku dhe Jasir Asani gjetën rrugën e rrjetës në fundjavën që lamë pas. Të dy arritën që të shënonin dhe të ndihmonin skuadra e tyre në arritjen e rezultateve pozitive. Daku shënoi në barazimin 1-1 mes Rostov dhe Rubin Kazan. Së fundmi, federata ruse ka publikuar dhe shifrat e njeriut të ndeshjes e ai është pikërisht futbollit kuqezi.
Jo vetëm nga shifrat, por dhe falë votimit të tifozëve, Daku është zgjedhur si më i miri i takimit të javës së katërt. Futbollisti nga Gjilani ka bërë një nisje spektakolare të sezonit, teksa ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje, ndërsa ka dhënë dhe 2 asiste.
Ndërkohë Jasir Asani i dha fitoren Gwangjus në transfertë ndaj Jeonbuk Motors. Anësori nga Shkupi gjithashtu është përzgjedhur si më i miri i ndeshjes, duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Asani i ka lënë pas problemet që ka patur me klubin dhe është rikthyer në skuadër dhe po arrin formën e tij më të mirë.
Asani dhe Daku janë dy prej lojtarëve që janë afruar në kombëtare nga trajneri Sylvinho, ndërkohë që ishin pjesë e skuadrës dhe në Euro2024. Gjasat janë që për ta të ketë një ftesë dhe në ndeshjet e shtatorit për Nations League, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.