Kukës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Teutës së Durrësit.
Ky dështim i ka kushtuar me humbje të vendit të punës trajnerit të njohur, Shpëtim Duro, shkruan Gazeta Sheshi.
Duro më parë ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, ku ka drejtuar ekipin gjilanas, Dritën.
Ky eshte njoftimi i FK Kukesit:
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!