La Liga ka njoftuar se është shtyrë ndeshja mes Mallorcas dhe Cadizit, e planifikuar të zhvillohet në këtë fundjavë.
Kërkesa e klubit ishullor ka arritur të shtunën për shkak të ndeshjes Kosovë – Izrael, e cila do të luhet më 12 nëntor.
Për këtë ndeshje, “Dardanët” e kanë ftuar Vedat Muriqin, prandaj edhe Mallorca kërkoi që loja të shtyhej pasi nuk do të mundë të llogariste në “Piratin” e saj.
Për të mos u penalizuar Mallorca, Federata Spanjolle e mori këtë vendim.
Kosova do ta zhvillojë me Izraelin ndeshjen e shtyrë muajin e kaluar shkaku i luftës në të cilën u përfshinë izraelitët.
Tutje, Verdhekaltrit këtë muaj do të luajnë edhe me Zvicrën më 18 nëntor dhe me Bjellorusinë më 21 nëntor.