Shitja e Milanit mund të zyrtarizohet sot, klubi pranë një hapi të madh

Sipas La Gazzetta dello Sport, RedBird Capital Partners mund të njoftojë blerjen e Milanit sot pasi Gerry Cardinale ndodhet në Milano për të vënë në letër marrëveshjen me Elliott.

Të dy palët besohet se kanë shtrënguar duart për një marrëveshje prej 1.3 miliardë euro që do t’i shohë pronarët aktualë të Milanit, Elliott, t’i shesin kampionët e Serisë A te RedBird Capital Partners, të cilët, ndër të tjera, janë aksionarët edhe tek skuadra e Liverpool-it.

Cardinale, Drejtori Menaxhues i fondit amerikan, është tashmë në Milano dhe duhet të nënshkruajë një marrëveshje paraprake sot. Sipas La Gazzetta dello Sport, mund të ketë edhe një njoftim zyrtar.

Cardinale ishte në Milano javën e kaluar për të festuar Scudetton e Milanit dhe u kthye dje për të nënshkruar dokumentet dhe për të përfunduar marrjen e klubit.

Pronarëve të rinj do t’u duhen edhe dy muaj për të marrë kontrollin e plotë të klubit, por Cardinale është tashmë operativ dhe pritet të takohet me Paolo Maldinin më vonë këtë javë për të diskutuar planet e transferimit të klubit për verën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *