Cristiano Ronaldo bëri një veprim të paparitur në ndeshjen ndaj Serbisë.
Portugezi shënoi gol në minutën e fundit por anësori nuk e pranoi si të tillë edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës, e kjo shkaktoi nervozizëm te ai, dhe në largim e sipër e gjuajti në tokë shiritin e kapitenit.
Ndërsa tashmë bëhet e ditur që shiriti është shitur në ankand.
Personi që e kishte marrë shiritin e kapitenit portugez, atë e kishte hedhur në ankand, duke synuar që të mbledh sa më shumë para për t’i ndihmuar një fëmije gjashtë muajsh që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe të cilit i duhen 2.5 milionë euro për trajtim.
Ankandi ka zgjatur tre ditë, teksa mediat tani raportojnë se shiriti i Cristiano Ronaldos është shitur për 64 mijë euro.
Ndeshja u zhvillua më 27 mars në Serbi dhe kishte përfunduar me rezultatin e barabartë, 2-2.