Lojtarët e Real Madridit fituan një trofe të ri, teksa ngritën në Helsinki trofeun e Superkupës së Evropës, pasi mposhtën 2:0 Eintracht Frankfurtin me golat të Alaba dhe Benzema.
Mbrojtja e Los Blancos mbeti e paprekur edhe një herë dhe muri përballë portës së Courtois duket se po forcohet, aq më tepër që rreshti i fundit u përforcua nga Antonio Ridiger nga Chelsea këtë verë.
Se sa të përgatitur fizikisht janë mbrojtësit e Realit e tregon më së miri një moment nga ndeshja ndaj Eintracht, kur Eder Militao u rrëzua në zonën e rreptësisë teksa ruante sulmuesin kundërshtar, por më pas në një mënyrë të pabesueshme u ngrit në këmbë në një vrapim të plotë, duke bërë një rreth dhe e mori veten dhe vazhdoi të ndiqte kundërshtarin e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mëposhtë mund të shihni pamjet.
https://www.instagram.com/p/ChHVQqzMMQV/?igshid=YmMyMTA2M2Y=