Shikoni çfarë goli të cmendur ka shënuar talenti francez

Mesfushori Eduardo Camavinga ka bërë një debutim nga minuta e parë me Francën në ndeshje ndaj Ukrainës këtë të mërkurën në mbrëmje.

Ai ka shkëlqyer me Rennesin dhe fitoi besimin e Didier Deschamps për dy ndeshjet e këtij muaji.

Camavinga shënoi brenda 10 minutave të ndeshjes për Francën, duke reaguar shpejt në zonën e penalltisë pasi një goditje me kokë të Olivier Giroud që u devijua nga mbrojtja.

Por ky nuk ishte një gol i zakonshëm, sepse Camavinga shënoi në mënyrë akrobatike duke e gjuajtur topin në këndin e sipërm.

Me 17 vjet dhe 11 muaj, e bën Camavinga golashënuesin e dytë më të ri në historinë e Francës pas Maurice Gastiger që ka gjetur rrjetën në një moshë më të re në vitin 1914.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *