Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka nisur një fillim të bujshëm në sezonin e ri, ai po tund rrjetat në Premierligë, ku tashmë ka shënuar dy het-trick, dhe ka vazhduar të dominojë edhe në Ligën e Kampionëve.
Tashmë në ndeshjen e parë ndaj Sevillas, në humbjen e andaluzianëve 0:4, norvegjezi shkëlqeu me dy gola që e bënë lojtarin me numrin më të mirë të golave në vetëm 20 ndeshje të luajtura në elitë.
Haaland deri më tani ka shënuar 25 gola në 20 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe për shembull, një Cristiano Ronaldo për kaq shumë ndeshje në elitë, në 20 të parat e tij, nuk arriti të godiste rrjetën e rivalit.
Një tjetër gjigant i futbollit, Leo Messi, ishte shumë më i mirë për atë periudhë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola, por edhe kjo shifër është shumë larg performancës së Haalandit.
Erling Haaland u transferua këtë verë te Manchester City nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.