Shfaqet një blerës serioz për Liverpoolin, ky është multimilarderi që mund të bëhet pronar i ri i “The Reds”

Fenway Sports Group (FSG) ka nxjerrë në shitje Liverpoolin disa ditë më parë.

Tashmë për Liverpoolin janë ofruar disa blerës serioz dhe nga mediat britanike dallohet multimilarderi indian, Mukesh Ambani.

Ambani besohet të ketë pasuri në vlerë prej 90 miliardë dollarësh. Ai nga revista “Forbes” renditet si personi i 8’të më i pasur në botë.

FSG po kërkon 5 miliardë euro për ta shitur klubin.

Që nga koha kur FSG ka blerë klubin, Liverpool ka fituar 8 tituj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *