Ashtu si zënka mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut edhe konfrontimi në distancë mes Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, mund të hetohet nga prokuroria e Federatës italiane të Futbollit e cila mund të marrë masa duke dënuar dy protagonistët.
Megjithatë gjithçka rreth kësaj çështjeje do të varet nga raporti i gjyqtarit të 4-t i cili ka parë gjithçka nga afër.
Në rast se ai e ka vendosur në raportin e ndeshjes, FIGC pritet të nisë këtë të enjte shqyrtimin e çështjes për të dalë në një vendim përfundimtar, që varion nga paralajmërimi, deri në pezullim për disa ndeshje, diçka që do i rëndonte më shumë Contes.
Nga ajo që dëgjoi gjyqtari i katërt javë më parë u dënuan Paratici dhe Nedved.
Në rast se gjyqtari vendos të mos e rendisë në protokoll këtë çështje, prokurori i FIGC ka të drejtë të ndërhyjë për një shtesë të mëtejshme të hetimeve.
Për gishtin e mesit që i drejtoi Agnellit, ku u kap edhe nga kamerat, Antonio Conte rrezikon shumë, pasi ndryshe nga ajo e Agnellit mungesa e tij mund të ndihet më tepër.