Sherr i madh në futbollin shqiptar, futbollisti përleshet me tifozë

Një sherr i madhe ka përcjellë fundin e ndeshjes Tirana – Teuta në kampionatin shqiptar.

Shkaktarë janë bërë familjarët e Stivi Frashërit dhe portieri që në dhomat e zhveshjes ka sulmuar disa tifozë e lojtarë të Tiranës. Gjithçka nisi në fund të takimit kur një i pranishëm në stadium u kap me portierin.

Më pas situata precipitoi dhe të afërm të Frashërit u përplasën me të ftuarit që ishin në shkallët e “Selman Stërmasit”.

Pati rrëmujë dhe grushte, ndërsa portieri i Teutës, i cili u soll jashtë çdo norme etike, u ngjit për t’u përleshur me tifozët. Gjithçka u shua me ndërhyrjen e drejtuesve të Tiranës. Ama portieri nuk e mbylli me kaq. Së bashku me të afërmit (që çuditërisht u futën në dhomat e zhveshjes) Frashëri vazhdoi sherrin dhe u përplas me futbollistë të Tiranës dhe drejtuesit bardheblu.

Thuhet se ai sulmoi Elton Kalenë dhe Grent Halilin. Mes rrëmujës dhe lojtarëve që ishin në korridor ishte Tefik Osmani, i cili akuzoi si portierin e Teutës dhe të afërmit e tij që provokuan sherrin dhe goditën bardheblutë.

“Panorama sport” raporton se u desh ndërhyrja e drejtuesve të të dyja skuadrave dhe Policisë së Shtetit që të qetësohej situata, ndërsa enigmatik është fakti se si të afërm të lojtarit të Teutës ishin në dhomat e zhveshjes. Më pas, për të qetësuar situatën erdhi policia, e cila mori nën kontroll stadiumin, sepse gjithçka mund të kishte precipituar edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *