Shënon Mërgim Berisha, por Fenerbahce eliminohet nga Liga e Konferencës

Praha triumfoi me rezultat të përgjithshëm 6:4, për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Në këtë takim, në fundin e ndeshjes, golin e gjeti edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha që pas një topi të kthyer shënoi në portën e Prahas (90′).

Për të parë golin: VIDEO
Sidoqoftë, ky gol nuk ishte i mjaftueshëm që t’i ndihmojë klubit turk të avancojë tutje.

Ndërkohë, sa i përket Berishës, lojtari ende ka të drejtë që të luajë për Kosovën, ngase përfaqëson U21-shat e Gjermanisë, por deri me tani nuk ka treguar interesim seriozë.

Kujtojmë, që Berisha është kritikuar shumë kohëve të fundit për paraqitje jo të mira te Fenerbahce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *