Shënoi gola në katër ndeshje radhazi, Muriqi po e bën historinë

Vedat Muriqi nuk e zgjodhi rastësisht Mallorcan, pasi dëshiron të hyjë në histori të klubit.

Dhe, sulmuesi kosovar është në rrugë të mirë për ta bërë këtë gjë.

Klubi spanjoll bëri sakrificë të madhe për të duke e blerë nga Lazio.

Dhe, duket se klubi ishullor nuk gaboi, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

Pasi e ndihmoi Mallorcan në pjesën e dytë të sezonit të kaluar për të mos rënë nga liga, “Pirati” po shkëlqen edhe në këtë fillim-sezoni.

Muriqi i ka realizuar 7 gola deri tash në La Liga, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Vinicius Junior, Griezmann, Cavani e Morata.

Nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2012/13 që një lojtar i Mallorcas (Tomer Hemed) t’i shënojë 7 gola në 13 ndeshje.

Muriqi i ka realizuar katër gola radhazi, kundër Elches, Valencias, Espanyolit e Villarrealit, pa i llogaritur në mes tyre dy ndeshjet në të cilat mungoi, kundër Sevillës e Real Sociedadit.

Muriqi ka statistika të përafërta me lojtarët e njohur të këtij klubi si Samuel Eto’o, Walter Pandiani e Albert Luque.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *