Shënohet goli i parë në takimin Gjilani – Apoeli

Gjilani ka arritur të mbrohej stoikisht teksa janë mbyllur 90 minuta pa gola.

Sfida tani shkon në dy vazhdime me nga 15 minuta, dhe në rast se nuk ka fitues atëherë vazhdohet me ekzekutimin e penalltive.

Apoel Nicosia ka kaluar në epërsi në minutën e 103-të të takimit pas një goditje të saktë me kokë nga Giorgio Efrem.

Kujtojmë që për shkak të pandemisë së coronavirusit, takimet kualifikuese luhen me vetëm një ndeshje dhe fituesi avancon në raundin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *