Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita është klubi i fundit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu është duke luajtur ndaj Sileksit në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Evropës.
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 48-të të takimit. Fidan Gerbeshi ka shënuar nga pika e penalltisë.
Mbrojtësi i Sileksit, Darko Grozdanoskinë është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një dueli me Astrit Fazliun në minutën e 78-të të takimit.
Ardian Limani ka shënuar edhe golin e dytë për Dritën në minutën e 80-të.
Në rast të kalimit të turit, atëherë Drita bëhet skuadra e parë kosovare që ka arritur në raundin e tretë të Ligës së Evropës.