Derisa ora për përfundimin e afatit kalimtar të janarit për transferime po afrohet, Liverpooli ka në shënjestër mbrojtësin e Schalkes.
Ozan Kabak është në radarin e “Të Kuqve” në orët e fundit të afatit të janarit.
Turku këtë sezon në ndeshjen ndaj Werder Bremenit e “lëshuan” nervat, pasi pështyu lojtarin kundërshtar dhe për këtë rast ai u dënua me katër ndeshje.
Tifozët e Liverpoolit shpresojnë që transferimi i ardhshëm në mbrojtje të ketë qëndrueshmërinë e Virgil van Dijkut, Joe Gomezit dhe Joel Matipit që janë të lënduar.
Kampionët në fuqi të Anglisë, kanë synuar edhe mbrojtësin e Prestonit, Ben Davies.