Real Madridi raportohet se është duke tentuar që të transferojë sulmuesin e Bolognas, Musa Barrow.
Los Blancos kanë nevojë për një zëvendësues të Karim Benzemas, pasi francezi nuk mund të luajë në çdo takim.
Duke parë që sulmuesit e tjerë në skuadër po e kanë të vështirë të shënojnë gola, Zinedine Zidane po aktivizohet për një tjetër.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Real Madridi është duke shikuar mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit nga Bologna.
Skuadra italiane është e gatshme që të shesë Musa Barrow, duke ditur se edhe lojtari do e kërkon një kalim te madrilenët.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime deri më tani për Bolognan, derisa çmimi i tij është rreth 20 milionë euro.
Kontrata e tij aktualisht skadon në qershor të vitit 2024 dhe Real Madridi ka shanse të mëdha në transferimin e tij. /Telegrafi/