Roma nuk gjen paqe, ofertat për Jose Mourinhon sa vijnë e shtohen, madje oferta me shifra marramendëse. Tekniku portugez nuk pëlqehet vetëm në Evropë, por fama e tij ka kaluar kontinentin.
Sipas Corriere dello Sport: Mourinho ka së fundmi në tavolinë një ofertë “sheikësh” e ardhur nga Arabia Saudite. Në garë për të siguruar shërbimet e tij janë futur dy ekipet saudite, Al-Nassr i CR7 dhe Al-Hilal. Një opsion është edhe stoli i përfaqësueses saudite.
Sipas Corriere, për Mourinhon është gati një kontratë 2-vjeçare dhe 120 milionë euro në dy vite. Mourinho është gjithashtu i lirë të largohet pas vetëm një viti ose të rinovojë deri në 2026. Speciali po tundohet jo pak nga një ofertë e tillë pasi në valle janë shumë para, por sërish mbetet në pritje të Romës. Mou kërkon garanci për një projekt cilësorë, nëse i plotësisht ky kusht është gati të rinovojë.