Chelsea dhe Liverpooli deri tani kanë dhuruar emocione për tifozët e tyre, ku po luftojnë kundër njëri-tjetrit në merkato për të transferuar synimet e tyre.
Por, këtë garë është duke e fituar Chelsea, pasi që arriti ta transferojë Moises Caicedon, edhe pse Liverpooli kishte arritur marrëveshje me Brightonin.
E njëjta gjë si duket po ndodh edhe me Romeo Lavian, ku sipas mediave angleze, mesfushori belg ka zgjedhur Chelsean para Liverpoolit.
Ndërkaq, shefi ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, ka zbuluar tani se pse Moises Caicedo zgjodhi kalimin te Chelsea.
“Liverpooli është një ekip fantastik. Për çdo lojtarë që iu vjen shansi për të luajtur në Liverpool, ju do ta imagjinonit se ata do të vraponin drejt M6, por nuk ishte e shkruar të ndodhte. Moises dhe kampi i tij vendosën që për çfarëdo arsye se Londra ishte destinacioni i preferuar, dhe sigurisht Chelsea. Qartazi kjo gjë na vendosi në një pozicion të vështirë sepse ne negociuam një marrëveshje, kaluam shumë ditë duke punuar me Liverpoolin. Ata nuk mund të bënin asgjë më shumë, ishin fantastikë dhe tejet profesional”, tha Barber.
“Por tani vjen te vendimi i lojtarit. Në një pikë ishte e qartë që ai nuk do shkonte në Liverpool, dhe neve na duhej një strategji ndryshe, pasi që diskutuam një marrëveshje rekorde britanike, neve na duhej ta bënim sërish pas tre ditëve”, shtoi më tej Barber.