Në shkurt të këtij viti, tenistja ruse Maria Sharapova vendosi të tërhiqet nga sporti në moshën 33-vjeçare. Një lamtumirë disi e papritur kjo e tenistes bukuroshe, që në fakt prej disa vitesh nuk po arrinte të jepte atë që të gjithë prisnin në fushë.
Duke folur për mediat, në lidhje me tërheqjen e saj nga sporti, Sharapova tha: “Edhe pse isha e përqendruar, kuptova se po lodhesha kot duke luajtur, pasi si teniste e kisha humbur kontaktin me garën. Kjo e bëri të vështirë të gjithë procesin”.
“Bashkë me stafin tim kuptova se nuk do të merrja më asgjë nga fusha e tenisit dhe se duhej të përqendrohesha në aktivitete të tjera. Nuk doja që të më njihnin vetëm si ish-fituese. Nëse do të merresh me sport duhet të jesh 100% në çdo drejtim, unë kisha humbur shumë kontakt me këtë sport”, tha Sharapova.