Shaqiri po kërkohet nga skuadra e njohur evropiane

Xherdan Shaqiri mund të ndërroj përsëri skuadër.

Ylli kosovar po kërkohet në afatin e janarit nga Fenerbahce. Pasi humbi vendin e titullarit te Lionit, Shaqa është i pakënaqur me situatën te skuadra franceze dhe po mendon largimin.

Sipas mediave turke, Fenerbahce është duke e kërkuar me ngulm Shaqirin dhe është top prioriteti për blerje në afatin e janarit.

Problemi i vetëm te Feneri është mungesa aktuale e trajnerit dhe se klubi nuk po ngutet në transferime pa e zyrtarizuar emrin e timonierit të skuadrës pas shkarkimit të Vitor Pereiras. Fenerbahce edhe në të kaluarën kishte shikuar mundësinë e transferimit të Shaqirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *